Shtanget Arsenal-i, Arteta jep lajmin e papritur

30 Gusht 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Blerja e re e Arsenal-it, Mikel Merino, pësoi një dëmtim në seancën e tij të parë stërvitore me Topçinjtë.

Spanjolli, 28 vjeç, do të qëndrojë disa javë jashtë fushës me një frakturë në shpatull pas një përplasjeje me shokun e skuadrës Gabriel.

Trajneri Mikel Arteta konfirmoi: “Është për të ardhur keq. Dje ai pati një përplasje dhe pësoi një dëmtim në shpatull.

“Duket se do të jetë jashtë për disa javë. Ishte seanca e tij e parë stërvitore.

“Ne të gjithë ishim shumë të emocionuar dhe gjithçka dukej mirë, por ai ra në tokë dhe ka një frakturë të vogël.

“Kishte shumë dhimbje dhe ne duhet të presim dhe të shohim dhe të bëjmë më shumë teste.

“Ky është futbolli. Ne jemi përpjekur të bëjmë të gjitha gjërat që kemi dashur”.

Merino iu bashkua Topçinjve nga Real Sociedad në një marrëveshje prej 32.6 milionë £ për të ofruar më shumë opsione në mesfushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit