MotoGP: Marquez rikthehet protagonist, fiton garën sprint në Aragon, Martin merr kreun e renditjes

31 Gusht 2024
15:35
Telesport
back button

Piloti spanjoll Marc Marquez fitoi sot pasdite garën Sprint të zhvilluar në pistën spanjolle të Aragon, gara e dymbëdhjetë sezonale e botërorit të MotoGP 2024. Ky është suksesi i tij i parë me motorin Ducati, një sukses që i kishte munguar për gati tre vjet.

Spanjolli filloi fuqishëm nga “pole position” dhe në thelb zhvilloi një garë i vetmuar në pistë, duke kaluar vijën e finishit përpara Ducati Pramac të  spanjollit Jorge Martin (i dyti) dhe KTM të spanjollit tjetër Pedro Acosta (i treti).

Garë shumë e vështirë për Ducati zyrtar të Francesco Bagnaia, i cili pas një fillimi të keq e gjeti veten duke luftuar për vendin e nëntë. Kështu, kampioni në fuqi dorëzoi kreun e renditjes botërore, ku tashmë ndodhet Jorge Martin, që ka një avantazh prej 3 pikësh ndaj italianit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit