Arsenal-Brighton, ndeshja hapëse e javës së tretë të Premier League është mbyllur në barazim 1-1.
Ndeshja e luajtur në “Emirates” ka pasur për protagonist Declan Rice, lojtari i blerë për 116 milionë euro nga Topçinjtë verën e kaluar dhe që aktualisht ka një vlerë 120 milionë euro në treg.
Arsenal-Brighton 1-1 – Golat – Video
Mesfushori anglez la skuadrën e tij me dhjetë lojtarë në fillimin e pjesës së dytë për një faull të panevojshëm.
Kartoni i kuq i marrë nga Declan Rice – Video
Brighton, që deri në atë moment po humbte 1-0 pas golit të Havertz në minutën e 38-të, përfitoi pothuajse menjëherë nga superioriteti numerik dhe barazoi me Joao Pedro në minutën e 58-të.
Standings provided by Sofascore