Në fund, merkato e Barcelona-s u mbyll me vetëm një goditje të madhe: Dani Olmo.
Hans-Dieter Flick dërgoi gardën e vjetër në fushë kundër Valladolid, shumë e kritikuar vitin e kaluar, por po aq vendimtare këtë sezon.
Lojtari më i mirë i Blaugranas është padyshim Raphinha, i cili madje shënoi një tregolësh në fitoren 7-0.
Sulmuesi brazilian i krahut është padyshim një nga ata që po fiton një vend në formacionin titullar me paraqitje të shkëlqyera në këto javët e para.
Pas ndeshjes tha:
“Kjo ndeshje na mësoi se nuk ka nevojë të vijnë lojtarë të tjerë. Jemi në formë të shkëlqyer. Skuadra po punon shumë fort. Rezultati tregon se sa mirë po punojmë”.