Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, i ka thuru elozhe Erling Haaland-it pas tregolëshit të radhës të shënuar nga norvegjezi në fitoren 3-1 të Citizens në fushën e Ëest Ham.
Ai kundër Hammers ishte tregolëshi i dytë radhazi për Haaland në sezonin e ri të Premier League, pas tre golavë të shënuar kundër Ipsëich fundjavën e kaluar.
Duke shënuar shtatë nga 9 golat e Cityt në kampionat, norvegjezi ka shënuar më shumë se 19 ekipet e tjera të Premier League në këtë fillim të sezonit dhe është bërë lojtari i parë që realizon shtatë gola në tri ndeshjet e para të kampionatit.
Guardiola nuk i ka kursyer elozhet pas ndeshjes: “Erling nuk mund të ndalet. Nuk ka një qendërmbrojtës që mund ta ndalë atë, as me pistoletë. Është e pamundur, ai është shumë i fuqishëm”, ka thënë trajneri spanjoll.