Luajti 20 minuta, sulmuesi nuk i fsheh emocionet: Krenar që debutova me fanellën e Milan

2 Shtator 2024
11:02
Telesport
back button

I ardhur vetëm në orët e fundit të merkatos së verës, sulmuesi anglez Tammy Abraham debutoi me fanellën e Milan në ndeshjen e fundit në Serie A, ku luqezinjtë barazuan 2-2 në fushën e Lazio.

26-vjecari luajti si zëvendësues, duke u aktivizuar në 20 minutat e fundit. Gjithsesi, për të ky moment ishte mjaft i rëndësishëm. “Jam shumë krenar që e vesh këtë fanellë për herë të parë”, u shpreh Abraham.

Natyrisht që donim fitoren, por rëndësi ka që reaguam dhe morëm një barazim. Jam gati ta ndihmoj ekipin”, u shpreh sulmuesi anglez i aktivizuar nga trajneri Fonseca për herë të parë me fanellën e Milan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit