Lojtarët e Manchester City, “të ngopur” me golat e Haaland. E pabesueshme çfarë i shkruajtën në topin e “hat trick”

3 Shtator 2024
8:15
Alfred Lleshi
back button

Erling Haaland vazhdon të bëjë gjënë e tij për të cilën duket se ka lindur, të shënojë gola me bollëk. Jeta vazhdon njësoj për të. Edhe pse e ka bërë tashmë, pak i ka mbetur për të vërtetuar se është një nga sulmuesit më të mirë të kohëve të fundit. Instinkti i tij i shënimit është i lakmueshëm, norvegjezi nuk lodhet duke shënuar gola. Kundër West Ham shënoi sërish një “hat-trick”, për t’i dhënë fitoren skuadrës së Guardiolës.

Në vetëm tri ndeshje, gjiganti nordik ka shënuar tashmë 7 gola. Një fakt është bërë “viral”: ai është tashmë lojtari i shtatë në historinë e Premier League me më shumë “hat trick” (7), me ndryshimin se i janë dashur shumë më pak ndeshje për këtë se sa pjesës tjetër të shënuesve për t’i arritur ato.

Është një moment historik, megjithëse bashkëlojtarët e tij kanë preferuar të përdorin ironinë për të festuar me yllin e tyre. Duket e pabesueshme, por futbollistët “bojëkaltër” duhet të firmosin një top në çdo, më saktë, dhjetë ndeshje.

Në këtë pikë, u pa në topin e tij (kur shënon tre gola në një ndeshje, topin e merr me vete në shtëpi si kujtim) se si disa nga shokët e skuadrës i lanë një mesazh “dashamirës”: “Fuck off”. Një mesazh tjetër ishte i tillë: “Jemi lodhur duke firmosur në këto topa”….

Në fakt, disa fansa janë munduar të zbulojnë se kush mund të jetë “fajtori” për këtë “autograf”. Dyshimet janë për Jack Grealish, i dyshuari i zakonshëm në këto lloj shakash.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit