Milan-i i Paulo Fonseca-s nuk e ka nisur aspak mirë sezonin.
Në tri ndeshje të luajtura në kampionat, kuqezinjtë kanë arritur të marrin vetëm dy pikë, pas barazimeve me Torino-n dhe Lazio-n. Në mes, humbja kundër Parma-s.
Situata është përkeqësuar nga qëndrimi i Theo Hernandez dhe Rafa Leao, të cilët nuk i janë bashkuar ekipit në momentin që trajneri Fonseca po i jepte këshilla gjatë ndeshjes me Lazio-n.
Dy yjet e Milan-it janë kritikuar ashpër për sjelljen e tyre, por as Zalatan Ibrahimovic nuk u ka shpëtuar akuzave.
Enrico Camelio, opinionist i Tv Play, ka thënë:
“Keni frikë të përmendni Ibra-n, është një turp që ai është një drejtues, nuk merr përgjegjësitë e tij. Nëse Ibra do të kishte qenë në Romë ata dy zotërinjtë (Hernandez e Leao) nuk do të kishin bërë atë që bënë, kështu që Ibrahimovic duhet të shkarkohet, kjo është e vërteta. Ai bën rolin e idhullit dhe karate, është qesharake”.
Të njëjtin mendim ka pasur edhe opinionisti tjetër Andrea Bruno Savelli: “Është e qartë se Ibra nuk mund të funksionojë, ishte Paolo Maldini ai që arrinte të mbante gjithçka nën kontroll. Ibra shkakton vetëm dëme”.