20 vite më parë, shqiptari Gramoz Palushi humbi jetën thjesht se ngriti flamurin shqiptar në Greqi

4 Shtator 2024
17:13
Telesport
back button

Ishte data 4 shtator e vitit 2004, kur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” kuqezinjtë mundën Greqinë, asokohe kampione Europe. Kuqezinjtë atë periudhë drejtoheshin nga Hans Peter Brigel dhe fituan 2-1 kundër helenëve.

Shqipëria shënoi dy gola me Adrian Alijan dhe Edvin Muratin, ndërsa helenët vetëm një gol me Janakopulos. Festa dhe këngët shqiptare atë natë ishin të jashtëzakonshme, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku jetojnë shqiptarë.

Nëse në Tiranë nuk pati incidente, në Greqi një shtetas shqiptar me emrin Gramoz Palushi humbi jetën në ishullin Zakinthos, thjesht sepse po festonte fitoren e kombëtares së tij. Ai u konfliktua me një greko-amerikan të quajtur Panajotis Kladhis.

“Gabimi” i Gramozit është se po festonte me flamurin kuqezi dhe kjo për autorin e ngjarjes ishte një gjë e pafalshme. Racizmi në atë kohë në Greqi ishte i tejskajshëm, ndryshe nga sot. I ndjeri ishte vetëm 20 vjeç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit