I intervistuar nga SER, futbollisti i Barcelonës, Dani Olmo foli për kombëtaren: “Ju mund ta shihni dashurinë e njerëzve për kombëtaren, sidomos pas triumfit të jashtëzakonshëm në Europianin e Gjermanisë. Tani jemi edhe një herë të fokusuar në mbrojtjen e titullit të Ligës së Kombeve”.
Më tej, mbi kthimin pas disa vitesh në Katalonjë: “Gjithçka ndodh në futboll, kur punon shumë. E kam pasur këtë mendim që kur kam qenë i ri, tani jam në një klub ku vlen vetëm fitorja. Përshtatja ime te Barcelona është shumë e mirë”.
Si ndodhi transferimi te skuadra katalanase: “Gjithçka u krye shumë shpejt. M’u desh t’i shkurtoja pushimet e mia verore dhe t’iu nënshtrohesha testeve mjekësore me Barcelonën. Javën e ardhshme filloi La Liga.
Komunikimi me Flick? Unë e kuptoj gjermanishten më mirë sesa e flas atë. Nuk kam asnjë problem, pasi shumica e gjërave komunikohen në anglisht. Roli im te Barcelona? Pak a shumë i njëjti rol që kam pasur në kombëtare, në ‘Euro 2024’. E vërteta është se ndihem shumë rehat.
Unë dhe Pedri, bashkë në fushë? Jemi plotësisht të pajtueshëm taktikisht dhe kjo gjë u bë më e qartë në dy ndeshjet e para. Yamal? Nuk është më për t’u habitur, sepse e gjithë Europa e pa atë që ai bëri në Kampionatin Europian. Është kënaqësi të ndaj klubin me të, e kuptoj shumë mirë”.