​​Ter Stegen: Jam i lumtur te Barcelona, mendoj vetëm për të tashmen dhe të ardhmen e afërt

6 Shtator 2024
9:53
Alfred Lleshi
back button

Gjatë konferencës për shtyp, portieri i Gjermanisë, Marc-André Ter Stegen u ndal edhe në situatën e tij te Barcelona: “Kam një kontratë relativisht të gjatë me klubin tim, jam shumë i lumtur për këtë. Familja ime është shumë e lumtur në Katalonjë. Mezi po e prisnim fillimin e sezonit, mendoj se është mirë për mua të fokusohem në të tashmen dhe të ardhmen e afërt.

Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, – vazhdoi numri një i ekipit të trajnerit Hansi Flick. – Në përgjithësi jam shumë i lumtur në këtë moment me situatën time. Dua ta ndihmoj sa më shumë klubin ku kam luajtur prej një dekade”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit