Në intervistën e tij me ESPN, portieri i Milanit dhe Francës, Mike Maignan foli gjithashtu për çështjen e racizmit dhe jetën e tij private, pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Këto janë fjalët e “gardianit” të kuqezinjve.
Cili koleg ju frymëzon?
Sinqerisht, nuk do të hyj në shumë detaje, Neuer më pëlqen shumë. Ai është i mrekullueshëm, e ka ndryshuar plotësisht rolin e portierit. Edhe ai mund të bëjë gabime, siç ndodhi në gjysmëfinalen e Champions League kundër Real Madridit. Megjithatë kjo nuk ndryshon asgjë, sepse ne të gjithë bëjmë gabime. Në fund vlen si reagoni ndaj gabimeve. Mua dhe portierët e rinj, gabimi i tij do të na ndihmojë të themi: Edhe më të mirët bëjnë gabime.
Sa e ndërlikuar është të jesh i famshëm dhe i njohur?
Është e vështirë, sepse do të doja të bëja të njëjtën jetë si më parë. Sot kjo nuk funksionon. Më parë nuk isha në qendër të vëmendjes, nuk i kisha gjithë këto para, nuk kisha telashe. Kam jetuar thjeshtë, nuk duhej ta kontrolloja veten majtas e djathtas. Do të ishte mirë të ecja nëpër qytetin tim pa më vënë re askush. Pastaj ka një këndvështrim tjetër: nëse je i fortë, nuk jeton për njerëzit e tjerë. Jeton për veten, për vlerat tua, sipas parimeve tuaja dhe e dini se çfarë duhet të bëni. Për sa kohë që kemi parime të forta dhe mbetemi të fortë e të fokusuar në atë që duam të bëjmë, njerëzit mund të vazhdojnë të thonë dhe të shkruajnë atë që duan.