“Ne nisemi gjithmonë për fitore. Sigurisht që kemi lojtarë të rëndësishëm që na mungojnë, por në fushë do të zbresim për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm”.
Kështu e nisi sot Sylvinho konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Ukrainën. “Ky është një grup i vështirë në Nations League. Trajneri i Ukrainës është shumë i zoti. Janë skuadër teknike, pa probleme fizike. Ne duhet të përballemi me skuadra të tilla”.
“Merkatoja e lojtarëve kuqezi? Jam i kënaqur deri-tani. Kjo është një periudhë e vështirë për ta, pasi nuk kanë patur shumë pushime”, u shpreh tekniku.
“Puna që kemi me kombëtaren është shumë e vështirë. Kombëtarja është e hapur për të gjithë dhe lojtarët vijnë me shumë dëshirë për të luajtur. Kemi bërë 4-5 ditë stërvitje dhe secili prej lojtarëve duket në formë të shkëlqyer”.