Sipas mediave gjermane, ka lajme të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e Sesko, një nga sulmuesit e ndjekur për një kohë të gjatë nga Milan-i në merkaton e verës.
Ylli i Leipzig-ut ka rinovuar kontratën me klubin gjerman, por mbetet në listën e drejtuesve të klubit milanez për sulmin e së ardhmes.
Megjithatë, sipas zërave të fundit, në kontratën e re duket se është përfshirë një klauzolë prej 75 milionë eurosh.
Shifër që, nëse konfirmohet, është jashtë mundësive të Milan-it.