Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) sot njoftoi se drejtuesit kanë marrë vendim për përjashtimin e tre futbollistëve nga grumbullimi i ndeshjeve të shtatorit. Arsyeja, e zbuluar më tej nga mediat në Kosovë, ishte se këta tre lojtarë pas humbjes me Rumaninë kishin festuar në lokalet e natës.
Për kë bëhet fjalë? Ata janë Arijanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, të cilët janë lënë jashtë grumbullimit të Kosovës për ndeshjen e nesërme ndaj Qipros.
Pas këtyre zhvillimeve, Edon Zhegrova ka reaguar në rrjetin social Instagram. Ai pretendon se nuk ka bërë asnjë veprim të gabuar. “Përshëndetje të gjithëve. Këto lajme janë të pavërteta dhe pa fakte. Unë do të flas në fushë. Shihemi së shpejti”, janë fjalët e shkruara prej tij në Story.
Kujt t’i besojmë, federatës apo lojtarit?