“Kthim tek Alice Campello? Jo, Morata është i tejngopur me të”. Gazetari zbulon detaje të reja për ndarjen

10 Shtator 2024
9:15
Alfred Lleshi
back button

Alvaro Morata është i tejngopur. Ndarja nga Alice Campello dhe thashethemet për këtë temë po i heqin energji lojtarit të ri të Milanit. “Morata më tha se është lodhur nga kjo temë, – tha gazetari spanjoll dhe eksperti i thashethemeve Javier de Hoyos në rrjetet sociale, – se koka e tij është gati të shpërthejë, se është i lodhur duke iu përgjigjur gjithmonë të njëjtave pyetje”.

Gazetari më pas shtoi në Instagram se nuk do të ketë asnjë pajtim mes Alice dhe Morata, pavarësisht fotove të fundit së bashku në Madrid. Morata i kishte thënë se Alice dhe ai patën pajtim vetëm në nivel familjar:

“E bëmë për hir të familjes sonë. Alice është gruaja e jetës sime, e dua shumë, nuk do ta fshij tatuazhin, por nuk do të kthehem më tek ajo, – nënvizoi Hoyos, duke u munduar të përsërisë fjalë për fjalë qëndrimin e sulmuesit iberik. – Të dy e kanë shumë të qartë se nuk do të kthehen sërish bashkë”.

Deklarata që përputhen me ato të Alexia Rivas: “Marrëdhënia është prishur pas sherrit në Europian”. Gazetarja nuk hezitoi ta përcaktojë Alice si “autoritare” dhe siguroi se sulmuesi jetonte me të në një lloj “burgu”, i kufizuar në rrethin e tyre të miqve.

Alvaro Morata dhe Alice Campello u njohën dhe u dashuruan në vitin 2016. Ishte futbollisti ai që bëri hapin e parë me influencuesen, pasi e vuri re në rrjetet sociale. Dasma u zhvillua në vitin 2017, në Venezia, vendlindjen e Campello. Në tetë vite bashkë, çifti solli në jetë katër fëmijë: binjakët Alessandro dhe Edoardo, Leonardo dhe Bella.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit