Më 1 korrik janë të dy të lirë! Po sikur dueli Pep-Klopp të rikthehet në Itali?

9 Shtator 2024
15:49
Telesport
back button

Sezoni futbollistik 2025-2026 mund të jetë viti i rikthimit të duelit magjik të dy trajnerëve më të mirë në botë, Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp.

Ashtu si Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo në fushë, spanjolli dhe gjermani kanë shkruar historinë e këtij shekulli të ri në futboll me taktikat dhe strategjitë e tyre plot risi dhe emocion.

Pep ka edhe një vit kontratë te Manchester City. Ai nuk pritet të rinovojë në fund të këtij sezoni dhe do të jetë trajner i lirë. Klopp, nga ana tjetër, aktualisht është pa skuadër dhe ka deklaruar se gjithë vitin do të jetë pushim për të marrë energji të reja.

Dilema e futbolldashësve është se ku do t’i shohim këta dy trajnerë në sezonin 2025-2026? Po sikur të rikthehen si sfidantë në një kampionat tjetër? A mund të ndodhë që Pep të marrë drejtimin e Barcelonës dhe Klopp Real Madridin?

Po sikur të zhvendosen në Itali? Milani dhe Interi mund të jenë një emocion ndryshe. Dy klubet italiane janë një histori e madhe përballjesh ndër vite. Thjesht imagjinojeni sesa bukur do të ishte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit