Gardiani i ri i Liverpool-it sjell telashe në skuadër: “Pse refuzojnë oferta nga klubet?!”

9 Shtator 2024
16:50
Telesport
back button

Liverpool bëri një merkato me pikatore në verën që lamë pas. Klubi i kuq transferoi sulmuesin anësor Federico Chiesa nga Juventusi dhe portierin Giorgi Mamardashvilin nga Valencia.

Mamardashvili, në fakt, është i huazuar për një sezon në “Mestalla” dhe do ta nisë aventurën e tij në “Anfield” në sezonin e ardhshë futbollistik, 2025/2026.

Vendimi i klubit anglez për të transferuar portierin nuk është pritur mirë nga Caoimhin Kelleher, i cili ka vënë në pikëpyetje qëllimet e drejtuesve, duke qenë se vetë kishte pritshmëri për t’u provuar sesa vlen.

“Unë tashmë e kam bërë të qartë se dua të largohem. Madje, prej disa vitesh. Dëshiroj të luaj. Klubi transferoi një tjetër portier dhe me këtë duket se kanë vendosur që të shkojnë në një drejtim tjetër. Eshtë e kuptueshme edhe për mua”.

“Di gjithashtu se Liverpool ka refuzuar disa oferta për mua dhe kam informacion për këtë. Ambicia ime është e qartë dhe besoj se jam mjaftueshëm i mirë që të luaj diku tjetër për të treguar sesa vlej”, ka thënë irlandezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit