Kosova po luan me lehtësinë më të madhe kundër Qipros. Sulmuesi Vedat Muriqi ka shënuar dy gola, fillimisht me penallti dhe më pas një gol me kokë.
Nations League nisi keq për Dardanët pas humbjes me Rumaninë, por sot ndeshja është situatë krejt tjetër. Asisti i Donat Rrudhanit u kthye lehtësisht në gol nga Muriqi, i cili nuk të fal në aksione të tilla.
Rrudhani gjithashtu fitoi penalltinë në minutën e tetë, të shënuar me shumë lehtësi nga gjiganti i Dardanëve, Muriqi.