Kosova po fiton 2-0, Zhegrova reagon me një postim befasues në rrjetet sociale

9 Shtator 2024
18:28
Telesport
back button

Edon Zhegrova mund të jetë jashtë listës së skuadrës së Kosovës, por kjo nuk e pengon të jetë tifoz i “Dardanëve”. Përfaqësuesja e Kosovës po fiton 2-0 kundër Qipros në Nations League dhe gjatë pjesës së parë nuk ka vonuar një reagim nga mesfushori ofensiv.

Ai nuk e ka harruar skuadrën dhe ka shprehur mbështetjen me një reagim në rrjetet sociale. Zhegrova ka postuar një foto duke treguar se po e ndjek ndeshjen online dhe ka shkruar “Fat të mbarë” për shokët e tij të skuadrës, duke mbivendosur edhe flamurin e shtetit të Kosovës.

Ylli i Lille raportohet se pas përfundimit të ndeshjes Kosovë-Rumani ka dalë në një lokal nate me dy shokët e tjerë të ekipit, Aro Muric dhe Florent Muslija.

Kjo ka sjellë përjashtim e të treve nga skuadra vetëm për ndeshjen me Qipron. Deri tani, Zhegrova ka refuzuar spekulimet mediatike, duke u përpjekur të theksojë se e gjitha ka qenë një gënjeshtër e madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit