Trajneri Sylvino dhe mesfushori Asllani sot u paraqitën në konferencë për shtyp 24 orë para ndeshjes me Gjeorgjinë, e vlefshme për Nations League (Air Albania, nesër, ora 20:45).
Tekniku brazilian vlerësoi me respekt kundërshtarin, duke thënë se gjeorgjianët janë një skuadër shumë e organizuar dhe me cilësi të mëdha teknike.
“Mendoj se grupi ynë ka shumë ekuilibër dhe mund të ndodhë çdo gjë. Gjeorgjia është një skuadër e organizuar shumë mirë dhe mund të të befasojë kur nuk e pret, sepse ka cilësi të mëdha teknike”.
Si do të jetë nesër formacioni? Sylvinho sigurisht që nuk dha detaje për të ndihmuar kundërshtarin, por theksoi se “do të vlerësohet gjendja fizike e lojtarëve dhe më pas do të krijojmë një ide për 11-shin e titullarëve”.
“Kemi 23 lojtarë të gatshëm. Nëse një lojtar nuk rikuperon në kohë, e zëvendësojmë me një vendim që do ta marrim nesër në drekë, pak orë para ndeshjes”, deklaroi numri 1 i stolit kuqezi.