Lajm i keq për Hansi Flick, talenti spanjoll do të mungojë një vit pas operacionit

10 Shtator 2024
9:33
Telesport
back button

Një lajm i keq ka ardhur për trajnerin e Barcelona, Hansi Flick. Mesfushori 17-vjecar Marc Bernal do të mungojë për një vit, duke humbur kështu të gjithë këtë sezon.

Lajmin e konfirmoi klubi katalanas përmes një komunikate për mediat, ku sqaroi gjithcka. Lojtari iu nënshtrua një operacioni për dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të majtë dhe meniskut të jashtëm.

Marc Bernal iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm këtë mëngjes për të riparuar një çarje në ligamentin e kryqëzuar të majtë dhe meniskun e jashtëm”, deklarojnë në klubi katalanas.

Operacioni u krye në Barcelona, ​​nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit. Koha e parashikuar e rikuperimit është 12 muaj”, thuhet në komunikatë.

Këtë sezon, talenti spanjoll kishte luajtur në të trija ndeshjet e deritanishme në kampionat, por ky dëmtim ishte një goditje e rëndë për klubin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit