Sulmuesi thumbon Barcelonën pas largimit: Kam qeshur më shumë këtë javë se 6-7 muajt e fundit

10 Shtator 2024
13:55
Telesport
back button

Sulmuesi brazilian Vitor Roque rikthehet të flasë sërish për mediat pas transferimit në formë huazimi nga Barcelona të Real Betis këtë verë. Ai thumbon katalanasit që nuk besuan shumë tek ai, duke u shprehur: “Nuk isha kaq i lumtur prej 6 apo 7 muajsh”.

Nuk mund ta fsheh buzëqeshjen që jam këtu. Jam shumë i lumtur. Bëra shaka me lojtarët dhe stafin. Kam qeshur më shumë këtë javë se në 6 muajt e fundit”, u shpreh më tej 19-vjecari brazilian, që vjet realizoi dy gola në 16 ndeshje me Barcelona.

Ai shpjegoi për AS të premten se si shkoi aventura e tij në Barcelonë: “Ishte e komplikuar për mua. Kisha disa mundësi, por jo ashtu siç mendoja. Koka ime është e qartë dhe jam mirë. Tani jam duke u fokusuar te Betis”.

Falënderoj Zotin për mundësinë që të vesh sërish fanellën e kombëtares braziliane, mendoj se ishte e komplikuar në përgjithësi. Besoja se do të ishte ndryshe, si në mënyrën se si më trajtuan, ashtu edhe në mënyrën se si luaja, por edhe në mënyrën se si më foli bordi. Por ka mbaruar, jam i lumtur”, tha Roque.

Vitor Roque u ndoq edhe në planin psikologjik: “Kam qenë gjithmonë në terapi, me një trajner mendor. Ai më ka ndihmuar gjithmonë, që në moshën 16-vjeçare, kur edhe më duhej të përballesha me pengesa. Më ndihmoi shumë për të kapërcyer pengesa të ndryshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit