Sylvinho na befason të gjithëve: Hoxha titullar, formacioni është ultra ofensiv

10 Shtator 2024
19:59
Telesport
back button

Gjeorgjia po kalon një formë të shkëlqyer, pasi mposhti Çekinë me rezultat 4-1, por trajneri Sylvinho nuk trembet. Braziliani sonte ka vendosur të luajë me formacionin më sulmues që Shqipëria ka provuar në vitet e funidt.

Në vend të Qazim Laçit, tekniku i kuqezinjve i ka besuar Arbër Hoxhës, duke pozicionuar Bajramin si mesfushor qendre (ofensiv). Ky ndryshim është vërtet surprizë, sepse nuk ishte raportuar në ditët e fundit në media.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Hoxha, Manaj.

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kashia, Dvali, Kakabadze, Kiteishvili, Gvelesiani, Lochoshvili, Chakvetadze, Kochorashvili, Mikautadze, Kvaratskhelia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit