Në pritje të rikthimit të të gjithë lojtarëve të përfshirë në ekipet kombëtare, përparësia te Milan është të hedhë dritë mbi gjendjen e Ismael Bennacer si dhe të rikuperojë plotësisht Alvaro Morata. Spanjolli u stërvit veçmas të martën së bashku me Thiaw.
Gjithsesi, klubi beson në praninë e Morata në fushë këtë fundjavë. Synimi i Fonseca është ta ketë atë në stol për sfidën e radhës. Dhe, më pas, nëse do të jetë në gjendje të mirë, ta aktivizojë 100% në ndeshjet kundër Liverpool dhe Inter.
Ndërkohë, klubi pret me ankth rezultatin e testeve që Bennacer do t’i nënshtrohet të mërkurën pas dëmtimit të pulpës së pësuar me kombëtaren e Algjerisë. Analiza e ardhshme do të jetë thelbësore për të kuptuar shtrirjen e dëmtimit dhe rrjedhimisht kohëzgjatjen e mungesës së tij.
Shpresa është që mesfushori të kthehet në dispozicion sa më shpejt, edhe pse ekziston frika që të qëndrojë 2-3 muaj pushim. Një foto e shpërndarë në mediat algjeriane po i shqetëson tifozët mjaft.
Mesfushori ishte fotografuar në aeroportin e Algjerit në një karrige në rrota, të përdorura për udhëtime më të gjata, me një palë paterica në dorë. Tashmë gati për ta zëvendësuar janë Vos dhe Zeroli, aktualisht të lidhur me Milan Futuro.