Bayern Munich e mbyll me fitore para publikut dhe rikthehet i dyti, realizon edhe talenti kroat! Klubi nuk i jep lamtumirën Tuchelit ende… (VIDEO)

12 Maj 2024
19:47
Telesport
back button

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Wolfsburgut në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit gjerman.

Pjesa e parë i takoi në tërësi bavarezëve të cilët e dominuan atë gjatë tërë kohës ku dhe arritën që të shënojnë dy gola. Golin e epërsisë Bayernit ia dha i riu Lovro Zvoranek i cili në minutën e katërt shënoi për rezultatin 1-0 pas asistimit nga Alphonso Davies.

GOLI I ZVORANEK – VIDEO

Në minutën e 13-të Bayerni dyfishoi rezultatin, kësaj radhe përmes Leon Goretzkas i cili shënoi një gol të bukur për 2-0 pas asistimit nga Thomas Muller.

GOLI I GORETZKA – VIDEO

Në pjesën e dytë ra ritmi i lojës dhe Tuchel pati luksin për të bërë disa ndryshime në formacion duke marrë parasysh epërsinë e krijuar dhe faktin që kampionati tashmë ka përfunduar sa i përket kampionit. Pikerisht trajneri nuk pati ndonje lamtumire sot dhe do te pritet java e fundit…

Vendin e Neuerit në pjesën e dytë e zuri Daniel Peretz, ndërsa disa minuta tekniku gjerman ia garantoi edhe të riut Matteo Perez Vinlof. Me këtë fitore Bayerni shkon në kuotën e 72 pikëve, ndërsa javën e ardhshme do ta luajë ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Hoffenheimit në transferte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit