Dy klube ruse, gati 10 mln euro për yllin e kombëtares shqiptare! Reagon babai: Kam biseduar me djalin…

11 Shtator 2024
17:35
Telesport
back button

Mirlind Dakut është një nga tre qendërsulmuesit e kombëtares shqiptare dhe karriera e tij po njeh vetëm rritje. Për legjionarin kuqezi interesi i klubeve europiane po shtohet muaj pas muaji.

Ai, ndërkohë, vijon të jetë ende e pavendosur nëse do të mbetet te Rubin Kazani apo do të provojë një skuadër të re. Dy klubet që kanë muaj që e ndjekin Dakun janë Cagliari dhe Genoa.

Klubet ruse gjithashtu kanë interes për Dakun, por ai nuk synon të vazhdojë në kampionatin rus. Këto dy klube janë Krasnodar dhe Spartak Moska, të cilat janë të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për gjilanasin.

Babai i lojtarit, Fehmi Daku, deri tani ka deklaruar se i biri nuk ka ndërmend të lëvizë. “Kemi folur bashkë për interesimin e disa klubeve. E pyeta për Spartak Moskën dhe Krasnodar, por ai tha se nuk dinte asgjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit