Forma e dobët dhe jo efektiv te Brazili, Vinicius Jr kërkon falje publikisht!

11 Shtator 2024
22:10
Telesport
back button

Yjet e Real Madridit, Vinícius Júnior, Rodrygo dhe Endrick patën një moment të vështirë me kombetaren e tyre braziliane që humbi 1-0 kundër Paraguait.

Pas humbjes tronditëse, Vinícius foli për mediat dhe kërkoi falje si për paraqitjen e tij ashtu edhe për performancën e përgjithshme të pjesës tjetër të ekipit. Sipas Marca, sulmuesi tha: “I kërkoj falje fansave. Ka qenë një kohë e vështirë, por ne do të kthehemi.” përpara se të shtonte: “Lërini të gjithe te shkojnë në shtëpi tani dhe të mendojnë, për të reflektuar menjëherë se çfarë duhet të përmirësojmë, çfarë duhet të bëjmë për të luajtur përsëri mirë.”

24-vjeçari përfundoi me sukses vetëm një nga katër driblimet e tij të tentuara gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës dhe humbi topin 17 herë. Brazili e gjen veten brenda zones kualifikuese te renditjes me vetëm një pikë sigurie në grupin e tyre për Kupën e Botës dhe mund të largohet nga një vend kualifikimi automatik nëse forma e dobët vazhdon.

Ndeshja e radhës e Brazilit në fushatën e tyre kualifikuese vjen në fillim të tetorit kur ata do të përballen me Kilin jashtë shtëpisë të mërkurën më 9 shtator. Ndërkohë, Vinícius do të rikthehet në aksion me Real Madridin në fundjavë, ndërsa ata do të shkojnë në San Sebastián për t’u përballur me Real Sociedad të shtunën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit