Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, mund të humbasë tre javët e ardhshme për shkak të lëndimit. Lajmin e konfirmojnë mediat angleze, referuar mjekut të kombëtares norvegjeze. Kjo do të thotë se 25-vjecari do të mungojë në ndeshjet ndaj Tottenham dhe Manchester City.
“Dëmtime të tilla të kyçit të këmbës shpesh zgjasin të paktën tre javë. Çdo gjë tjetër përveç kësaj është vetëm një bonus dhe më pas mund të zgjasë më shumë”, tha Ola Sand, mjekja e kombëtares norvegjeze të futbollit, që ka ndjekur nga afër situatën me mesfushorin në momentin e dëmtimit.
“Ajo që kemi marrë deri më tani nga ekzaminimi MRI në Londër është se ndoshta nuk ka frakturë në kyçin e këmbës. Është gjithmonë pak e vështirë të interpretosh një skanim MRI kur ke pasur një dëmtim të vjetër, por Arsenal është pothuajse i sigurt se nuk ka shkelje, por kjo mund të marrë ende pak kohë”, tha mjekja.
Një mungesë prej tre javësh do të thotë se Odegaard do të jetë jashtë fushës deri në fund të shtatorit dhe përfundimisht do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme, përfshi edhe ato në Champions League. Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Mikel Arteta, që i duhet të improvizojë.
Kapiteni i Arsenal ishte me paterica teksa hipi në një fluturim për në Londër dhe vazhdon të vlerësohet nga klubi. Ai doli nga fusha i dëmtuar në ndeshjen e Ligës së Kombeve që Norvegjia luajti ndaj Austrisë në Oslo, të hënën.