Lamine Yamal është njeriu i momentit në Spanjë. Një adoleshent më shumë se një burrë, duke qenë se fenomeni i Barcelonës është vetëm 17 vjec. Së fundi ai ka dhënë një intervistë për “El Hormiguero”.
Ai u shpreh se si ka ndryshuar jeta e tij muajt e fundit, ku dhe fama është bërë më e madhe: “Po mësohem pak me të. Bëj blerje online, herë pas here përpiqem të bëj pazar me vëllain tim të vogël, por është e vështirë”.
I pyetur për Topin e Artë, ai shtoi: “Nuk kam asnjë shans për të fituar Topin e Artë. Jam vetëm 17 vjec dhe një sezon nuk mund të më japë një trofe të tillë”.
Ylli i Brcelonës ndihmoi Spanjën të shpallej kampione e Europës dhe në festime pati edhe tifozë të Real madrid: “Dashuria e tifozëve të ekipeve kundërshtare? Nuk e di , por imagjinoj që tifozët e Real Madrid më vlerësojnë për atë që bëj me kombëtaren”.
Yamal foli edhe për marrëdhënien me Nico Williams: “Na pëlqejnë të njëjtat gjëra, e njëjta muzikë, kërcejmë në Tik Tok… Më pëlqen reggaeton, muzika franceze, muzika braziliane… Do të doja të luaja me të çdo javë, shpresoj, por tani është e Athletic…”.
Talenti spanjolli kujtoi emocionet dhe festimet për triumfin në Euro 2024. “Fillimisht zbritën të gjitha familjet dhe kaluam një orë në fushë. Më pas, në dhomat e zhveshjes ishte çmenduri: Mendova se Morata dhe Unai Simón ishin njerëz seriozë, por… Gjëja më e vështirë ishte të zgjohesha në nëntë të mëngjesit”.
Për krahasimin me Messin, sulmuesi i Barcelonës tha: “Nuk dua të largohem nga Barça sepse dua të bëhem legjendë. Të krahasohesh me më të mirët në histori është diçka e pabesueshme, por dua që njerëzit të më kujtojnë si Lamine Yamal“.
Yamal foli edhe për momentin kur ish-trajneri Xavi e grumbulloi me ekipin e parë: “Herën e parë e mbaj mend që mbërrita para të gjithëve. U fsheha dhe dola pas të gjithëve në fushë. Në ndeshjen e parë praktike isha i pafat në pjesën e parë, por në të dytën shënova dhe i dhashë një asistim Ansu Fati”.