Dida analizon Milanin: Të gjithë duhet të kemi pak durim, Fonseca ka nevojë për kohë

13 Shtator 2024
8:43
Alfred Lleshi
back button

Ish-portieri i Milanit, Nelson Dida, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Këto janë fjalët e tij për kuqezinjtë: “Më duket se u përpoqën të marrin lojtarët më të mirë në bazë të projektit dhe kërkesave të trajnerit të ri. Fonseca sapo ka ardhur, padyshim që i duhet kohë.

Ai do të duhet të punojë pak më shumë, sepse fitoret në të gjitha miqësoret e verës janë një gjë pa shumë vlerë. Synimi është për të bërë gjëra të rëndësishme në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, por të gjithë duhet të kemi pak durim”.

Më pas ai e përkufizoi Fonseca si një trajner inteligjent, që e njeh kampionatin italian, duke shtuar: “Të punuarit te Milani kërkon diçka më shumë, sepse është një ekip më i rëndësishëm se të mëparshmit, ku ai ka drejtuar. Dhe kjo mund të peshojë pak. E rëndësishme është që ai mbetet i qetë dhe vazhdon të punojë për atë që ka në mendje”.

Sa e rëndësishme është prania e Ibrahimovic në klub: “Sigurisht që është e rëndësishme. Zlatan përfaqëson mirë atë që është Milani. Ai di gjithçka nga futbolli, njihet pasioni i tij i madh për këtë klub, kështu që falë pranisë së tij, në dhomën e zhveshjes dhe në kontakt me stafin, ekziston garancia që Milani të synojë gjithmonë të fitojë.

Cila nga blerjet e reja e intrigon më shumë: “Jam kurioz të shoh ecurinë e nga Morata, i cili nuk është një lojtar si Ibrahimovic, që shënon gjithmonë gola, por ka ende cilësi teknike për të demonstruar”.

Një gjykim edhe mbi futbolli italian, aktualisht: “Në fakt, nuk ka asnjë lojtar italian që mund të konsiderohet në të njëjtin nivel me kampionët e mëdhenj, që i zgjidhin ndeshjet në çdo kohë. Në Itali nuk ka fenomene si Mbappé apo Vinicius, është mëkat. Duhet durim edhe këtu për t’i ndihmuar të rinjtë më interesantë që të rriten, të besohet tek ata”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit