Ronaldo i “tregon targën” edhe Taylor Swift, ylli portugez i befason të gjithë

14 Shtator 2024
9:44
Alfred Lleshi
back button

Vitet kalojnë, por Cristiano Ronaldo mbetet një nga futbollistët më të dashur në botë. Dëshmi për këtë është kanali në YouTube, që sulmuesi portugez hapi muajin e kaluar, në gusht, dhe me të cilin po thyen çdo rekord. Pak më shumë se 20 ditë pas hapjes, kanali i lartpërmendur hyri në listën e 100 abonentëve më të ndjekur.

Arritje kjo që i lejoi CR7 të kalonte edhe Taylor Swift, këngëtaren e momentit. Aktualisht, 60 milionë njerëz janë të abonuar në kanalin e Ronaldos. Shifrat e Cristianos janë të destinuara të rriten edhe më shumë.

Kanali i CR7 në YouTube u bë gjithashtu i pari që arriti një milion abonentë më shpejt në vetëm 90 minuta. Ai theu gjithashtu rekordin e 10 milionë abonentëve në më pak se 24 orë. Për më tepër, me 37 videot e tij të ngarkuara, Ronaldo ka arritur tashmë mbi 443 milionë shikime, me një mesatare prej 11.7 milionë shikime për video.

Me këtë ritëm, Ronaldo rrezikon të bëhet personazhi i famshëm më i ndjekur në YouTube, siç po ndodh tashmë në Instagram, ku ndiqet nga një miliardë ndjekës dhe ka mposhtur kështu rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi, por edhe yjet e rinj shumë të dashur si Selena Gomez.

Kanali YouTube përfaqëson një tjetër burim të ardhurash për Cristiano Ronaldon. Platforma i paguan aktualisht krijuesit e saj me rreth 6 dollarë për një mijë shikime. Vetëm 72 orë pas krijimit, lojtari portugez tashmë ka fitime me gjashtë shifra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit