Motta në prag të Empoli-Juventus: Douglas Luiz dhe Koopmeiners, dy lojtarë të mëdhenj

13 Shtator 2024
13:53
Alfred Lleshi
back button

Me mbarimin e pushimit, për shkak të angazhimeve të kombëtareve, te Juventusi mendojnë për sfidën ndaj Empolit. Një ndeshje plot kurthe, jashtë fushe për bardhezinjtë, të thirrur për rezultat pozitiv dhe gjithashtu testuar disa të rinj në fushë, në funksion të debutimit të tyre në Champions League. “Tani jemi gati dhe të fokusuar vetëm te ndeshja kundër Empolit, – shpjegoi Thiago Motta në konferencë për shtyp. – Ata po kalojnë një moment pozitiv, dinë të performojnë mirë në fushë. Prandaj, ne duhet të jemi të vendosur dhe të luajmë një ndeshje serioze. Douglas Luiz, startues nga kjo e shtunë? Të shohim, nuk ka asnjë vështirësi me të”.

Si ishin këto ditë në “Continassa”?
Bëmë mjaft mirë, ishin dy javë të shkëlqyera stërvitjeje. Jam i lumtur që shumë mbetën me ne, por edhe ata që ishin në kombëtare luajtën dhe fituan përvojë. U kthyen të gjithë në gjendje të mirë. Jam i lumtur, sepse i kemi pothuajse të gjithë lojtarët në dispozicion.

Si ju duket transferta ndaj Empolit?
Duhet të jemi të vendosur dhe të përqendruar, dhe të luajmë një ndeshje serioze. Jemi mirë dhe të përgatitur.

Një gjykim për Douglas Luiz dhe Koopmeiners…
Ata janë dy lojtarë të mëdhenj, si shumë të tjerë që kemi në skuadër. Le të shohim se cili do të startojë ndaj Empolit. Jemi me fat që kemi shumë lojtarë të fortë. Pengesat e Douglas? Nuk ka asnjë vështirësi.

Si reagon ekipi ndaj ideve tuaja të reja?
Shumë mirë. Juventusi ka bindjen për të luajtur futboll proaktiv dhe provuar gjithmonë të fitojë.

Motta: "Koop e Douglas grandi, Champions dopo Empoli. Vlahovic al mattino è..."

Si do të bëhet menaxhimi i skuadrës me fillimin edhe të Champions League?
Asgjë nuk ndryshon. Ne stërvitemi, përgatitemi, luajmë, rikuperohen ata që kanë luajtur. Rikuperohen edhe ata që mund të bëhen gati për ndeshjen e ardhshme, edhe ata që nuk kanë luajtur. Ne përballemi me ndeshjet si gjithmonë; me përkushtim, fokusim dhe duke luajtur më së miri.

Lojë e mirë dhe rezultat pozitiv, a janë të mundura të dyja?
Ne duhet të luajmë një lojë që na siguron edhe rezultatin pozitiv. Kemi një ide të përbashkët, duhet të jemi në gjendje të konkurrojmë me kundërshtarët tanë ashtu siç duam. Çdo ndeshje ka historinë e vet. Ndaj Empolit duhet të jemi të fokusuar, duke ditur se çfarë duhet të bëjmë dhe shmangim.

Si duken lojtarët amerikano-jugor?
Janë të gjithë mirë, Nico luajti me kombëtaren. Edhe Danilo luajti, janë të gjithë mirë. Tani duhet të mendojmë vetëm për Empolin, e përsëris, një ekip shumë i mirë.

Roli i Danilos…
Unë e shoh shumë mirë, është një lojtar i rëndësishëm për ne si shumë të tjerë. Me Brazilin luajti si mbrojtës krahu, mund ta bëjë këtë edhe për ne. Gjithashtu, ai mund të luajë edhe në qendër. Do të shohim se çfarë skuadre duhet të hedhim në fushë në çdo ndeshje.

Po fillon një kampionat i ri…
Mendoj ndeshje pas ndeshjeje. Me Empolin do të jetë e komplikuar, do të përballemi me një ekip që është i mirë dhe e di se çfarë dëshiron të bëjë në fushë. Ne duhet të jemi gati ta përballojmë, ta respektojmë dhe në të njëjtën kohë të imponojmë lojën tonë për të pasur më shumë shanse për të fituar.

Një javë zjarri…
Fokusi është tek Empoli. Më pas do të mendojmë për ndeshjet e tjera.

Rabiot, ende pa ekip…
I urova më të mirat kur u largua dhe ende mendoj kështu. E dua, por ka marrë një rrugë tjetër. Shpresoj të gjejë një ekip për të demonstruar të gjithë talentin që ka.

Çfarë pret nga Vlahovic?
Ai duhet të bëjë gjithmonë më mirë, ka entuziazëm dhe e tregon sapo vjen në stërvitje. Ka energji pozitive dhe gjithmonë përpiqet t’i ndihmojë shokët e skuadrës. Jam shumë i lumtur me atë që po bën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit