Gerard Pique i ka ardhur në majë të hundës me futbollin. Sipas tij, ky sport nuk është aq i bukur sa duket nga jashtë, sepse ka ditë kur nuk mund të bësh ato që të kërkohen.
“Duket sikur futbolli është një gjë e bukur dhe e luksoze, por jo gjithmonë është kështu. Të duhet të zgjohesh në 9 të mëngjesit, të vishesh me të shkurtra dhe të stërvitesh me qindra taktika në mendje”.
“Nuk është aq e lehtë sa duket. Kur kalon 20 vjet me këtë sport, nuk ke dëshirë ta bësh më. Nuk të vjen të luash futboll”, ka thënë ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle.