Episodi 34 në VERUS: Man City, koha e pritjes mbaroi. Fansat përgjigjen për “Topin e Artë” dhe të ardhmen e dyshës Klopp-Pep!

13 Shtator 2024
17:32
Telesport
back button

Ndeshjet e kombëtareve mbaruan. Tani është koha për futboll klubesh. Telesport sot xhiroi episodin 34 të podkastit VERSUS për ndeshjet e fundjavës në kampionatet kryesore të Europës dhe videon e plotë mund ta ndiqni në orën 20:00 në kanalin tonë zyrtar në Youtube: TelesportYT.

Një nga tematikat kryesore ka të bëjë me gjyqin ndaj Manchester City për parregullsitë e merkatos në vite. Pritet një skenar apokaliptik për “Qytetarët”. Mes të tjerash, kemi bërë parashikimet për ndeshjet e fundjavës, por edhe për fituesin e mundshëm të Champions League.

Ndryshe nga episodet e kaluara, këtë herë u bëmë dy pyetje ndjekësve tanë në Facebook. Pyetja e parë është për 3 favoritët e “Topit të Artë”, ndërsa pyetja e dytë i referohey dyshes më simpatike të trajningut, Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp, se ku mund t’i shohim në sezonin e ardhshëm futbollistik.

Përgjigjet e ndjekësve ishin të larmishme dhe befasuese. Shumë prej tyre duan që Pep të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, kurse gjermanin Klopp e shohin te Bayern.

Favoritët e “Topit të Artë”? Emrat e përhershëm, por me renditje sipas dëshirave dhe emocioneve personale: Vinicius, Rodri, Bellingham, Carvajal, Kroos, etj.

MOS HARRONI, NA NDIQNI në kanalin Telesport në Youtube!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit