Pushimi për ekipet kombëtare nuk i zgjidhi të gjitha problemet e Romës: gjëja e fundit për t’u rregulluar do të ishte shitja e Nicola Zalewski, i cili konsiderohet i tepërt te verdhekuqte dhe ishte ne shitje gjatë merkatos së verës, por rruga konkrete që u hap me Galatasaray është zbehur në nje nate.
Refuzimi i lojtarit ishte vendimtar pasi ai në asnjë mënyrë nuk pranoi transferimin në Turqi, një destinacion i padëshiruar pavarësisht perspektivave praktikisht inekzistente nën drejtimin e trajnerit De Rossi në këtë sezon që sapo ka filluar.
Nëse dy klubet kishin gjetur një marrëveshje në parim, ishte pikërisht fjala e fundit e polakut që i dha fund gjithçkaje, duke detyruar Romën të miratonte zgjidhje urgjente: Roma e nxjerr jashe ekipi, një vendim që tani duket i parevokueshëm.
Jo-ja e tij ndaj Galatasaray-t ndërlikoi të gjitha planet e Romës, e cila shpresonte ta shiste atë në këto faza të fundit të merkatos së transferimeve.
Turqit kishin ofruar 11 milionë euro plus bonuse dhe përveç kësaj edhe një klauzolë për rishitjen e ardhshme: shifra të vlerësuara nga verdhkuqte të cilët pas disa ditësh negociata kishin gjetur zgjidhjen e duhur dhe ishin gati të mbyllnin marrëveshjen për transferimin. Gjithçka ishte gati kur Zalewski tha jo, aspak i bindur nga perspektivat e futbollit në Turqi.
Një zgjedhje drastike që çoi në përgjigjen vendimtare të klubit: De Rossi e la jashtë skuadrës dhe i tillë do të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij që skadon në fund të këtij sezoni. Nga janari i vitit 2002, ai do të jetë e lirë të pajtohet me çdo klub tjetër për t’u larguar me një transfertë të lirë, një situatë që Roma donte ta shmangte!