Empoli-Juventus, sfida e të pamposhturve ende. Motta “përzien kartat” për formacionin

14 Shtator 2024
8:22
Alfred Lleshi
back button

Serie A rikthehet në fushë, pas pushimit ndërkombëtar. Në kuadrin e javës së katërt, dy nga pesë skuadrat ende të pamposhtura, Empoli dhe Juventusi, do të përballen me njëra-tjetrën.

Bardhezinjtë fituan kundër Como dhe Verona, por u ndalën në barazim ndaj Romës. Për më tepër, bardhezinjtë janë skuadra e vetme e Serie A, që nuk ka pësuar ende gol.

Nga ana tjetër, Empoli grumbulloi 5 pikë, rezultat i fitores prestigjioze të marrë në fushën e Romës dhe barazimeve ndaj Monza e Bologna. Po cilët e nisin si titullarë Empoli-Juventus? Ja zgjedhjet e D’Aversa dhe Thiago Motta për të startuar.

EMPOLI – Goglichidze është në balotazh me Sazonov, Henderson dhe Maleh në mesin e fushës. Colombo është ende i favorizuar ndaj Pellegrit si sulmues qendror, me Solbakken pas tij. Ish-i bardhezi De Sciglio do ta nisë nga pankina.

JUVENTUSI – Thiago Motta ndryshon mbrojtjen me Kalulu dhe Cambiaso në krahë, ndërsa Gatti dhe Bremer do të luajnë në qendër të këtij reparti. Lajm i rëndësishëm në mesfushë, ku Douglas Luiz starton përkrah Locatellit. E thënë ndryshe, Fagioli shkon në pankinë. Anësori i djathtë do të jetë Nico Gonzalez, me Yildiz në krahun tjetër. Pas Vlahovic do të pozicionohet Koopmeiners.

Ja formacionet e mundshme:
EMPOLI (3-5-2): Vasquez; Goglichidze, Ismajli, Viti; Gyasi, Maleh, Henderson, Grassi, Pezzella; Esposito, Solbakken; Colombo
JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Kalulu, Gatti, Bremer, Cambiaso; Locatelli, Douglas Luiz; Nico Gonzalez, Koopmeiners, Yildiz; Vlahovic

Lajme të tjera

Lajmet e fundit