Raphinha: “Barcelona po shikon versionin tim më të mirë, por…”

14 Shtator 2024
17:00
Denis Hakanaj
back button

Raphinha mendon se tifozët e Barcelonës tani po shohin formën e tij më të mirë.

Sulmuesi brazilian ka patur një ndikim kyç te skuadra e Flick në këtë fillim të sezonit, me paraqitjet që përfshijnë një tregolësh kundër Real Valladolid.

Raphinha tha:

“Që kur kam ardhur, do të thoja që po kaloj momentin tim më të mirë, por ndjej se mund të përmirësohem akoma më shumë dhe se mund të ndihmoj shumë më shumë me përmirësimin që mund të kem akoma.

“Unë shoh që po bëjmë shumë mirë. Në fund, kur fiton katër ndeshjet e para, gjërat bëhen më të lehta. E di që nga jashtë, njerëzit janë të entuziazmuar për ne. Por ne gjithashtu e dimë që sezoni sapo ka filluar dhe duhet të vazhdojmë kështu.

“Katër ndeshjet kanë kaluar tashmë dhe tani duhet të mendojmë për atë që do të vijë, ndeshjet e radhës, ajo kundër Girona, e cila është e radhës. Për mendimin tim, skuadra është mjaft e përqendruar dhe punon shumë dhe mirë.

“E gjithë skuadra është e fokusuar dhe ne besojmë se mund të bëjmë shumë gjëra të mira”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit