Manaj gjen golin e parë sezonal në Turqi, por pastaj dëmtohet (VIDEO)

14 Shtator 2024
19:49
Telesport
back button

Pas zhgenjimit me kombetaren e Shqiperise ne humbjen ndaj Gjeorgjise ne Nations League, Rey Manaj direkt eshte futur ne vrullin e kampionateve dhe sot Sivasspor ka arritur fitore me rezultat 3-2 ndaj Gaziantepit në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit turk.

Një ndër lojtarët që la shenja në këtë takim ishte edhe sulmuesi shqiptar  i cili ia doli të gjejë rrugën e rrjetës. Po zhvillohej minuta e 32-të e takimit, kur Manaj arriti që të realizojë për të barazuar shifrat në 1-1 pasi mysafirët kishin kaluar paraprakisht në avantazh në minutën e gjashtë.

GOLI I MANAJ – VIDEO

Ky ishte goli i parë i Manajt këtë sezon me Sivassporin pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në kampionat. Fatkeqësisht për 27-vjeçarin, ai u detyrua që të largohej nga fusha në minutën e 42-të për shkak të një lëndimi të pësuar që ia pamundësoi ta vazhdonte ndeshjen.

Mbetet të shihet se cila është shkalla e këtij lëndimi dhe se a do të jetë ai i gatshëm për takimin e radhës ndaj Konyasporit. Kujtojmë se gjatë verës Manaj ishte përflitur për një largim të mundshëm nga Turqia, megjithatë ai vendosi që të qëndronte tek Sivasspori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit