Ebou Adams i Derby County tashme eshte pretendent për një nga rastet e humbura më të këqija të të gjitha kohërave kundër ish-klubit të tij Cardiff City. Me Derbin që kryesonte 1-0 në fazat përmbyllëse të ndeshjes së kampionatit, Adams dukej pothuajse i sigurt për të shtuar epërsinë e ekipit të tij.
Mesfushori dështoi me portën e boshatisur pasi portieri i Cardiff Jak Alnwick kishte dalë me nxitim dhe mbeti ne mesin e fushes i shtrire. Edhe pse po ndiqej nga një mbrojtës, Adams kishte ende mjaft kohë për ta drejtuar topin në portën e zbrazët.
Megjithatë, për habinë e të gjithëve, 28-vjeçari nuk arriti ta bëjë dhe krejt ne menyre te pabesueshme e dërgoi topin jashtë.