UFC-306/ Shevchenko fiton triologjinë dhe rikthehet kampione e botës pas 18 muajsh

15 Shtator 2024
10:32
Telesport
back button

Në Las Vegas është zhvilluar sot eventi UFC-306 në artet marciale mikse, me dy duele për titullin kampion, nga një për secilën kategori.

Te femrat, Valentina Shevchenko rikthehet kampione e botës në peshën “flyweight” (pesha deri 56kg), pas fitores me vendim unanim ndaj Alexa Grasso. Të tri gjyqtarët i dhanë Shevchenko fitoren (50-45, 50-45, 50-45) që rimerr kështu titullin humbur 18 muaj më parë.

Shevchenko pas humbur titullin ndaj Grasso në mars 2023 dhe në shtator të vitit të kaluar, në revansh, sfida doli barazim. Kështu, triologjia zhvilluar sot riktheu Shevchenko kampione, që ka një rekord prej 24 fitoresh, 4 humbjesh e 1 barazim.

Për Grasso, humbja e katërt në karrierë, ku ka edhe 14 fitore e 1 barazim. Për sa i përket duelit, ai u dominua nga Shevchenko, që dukej më uritur për fitore dhe dëshira për t’u rikthyer kampione më e madhe. Për 36-vjeçaren, një rikthim me lavdi në kafaz pas një viti mungesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit