UFC-306/ O’Malley dorëzon titullin pas një beteje epike, një gjeorgjian shpallet kampion bote

15 Shtator 2024
10:42
Telesport
back button

Luftëtari gjeorgjian Merab Dvalishvili është kampioni më i ri i botës në peshën “bantamweight” (pesha deri 70kg) në artet marciale mikse. Në evendin UFC-306 zhvilluar sot në Las Vegas, ai mundi me vendim unanim të gjyqtyarëve amerikanin Sean O’Malley.

Një duel i ekuilibruar shumicën e kohës, cka u duk edhe në pikëzimin e ngushtë të gjyqtarëve në favor të gjeorgjianit (49-46, 48-47, 48-47). Një sfidë ku O’Mally me pak kujdes mund ta kishte bërë tijin, por nuk arriti dot të mbrojë titullin kampion që ka fituar një vit më parë.

Në të peshë raundet dy luftëtarët dhuruan një sfidë të bukur, duke dueluar fort për fitoren. Por në fund shkëlqeu Dvalishvili, që arrin për herë të parë, në moshën 33-vjecare, të shpallet kampion bote. Ai është gjeorgjiani i dytë që e arrin një sukses të tillë në kafaz.

Për O’Malley kjo është humbja e dytë në kafaz, ku numëron edhe 18 fitore e 1 dueli pa rezultat. Ndërsa për Dvalishvili kjo është fitorja e 18-të, ndërkohë që ka edhe 4 humbje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit