Heroi i PSG: Fitorja me përmbysje ndaj Brest një test i mirë para Champions

16 Shtator 2024
8:16
Telesport
back button

Fitorja e katërt në katër ndeshje dhe një tjetër paraqitje bindëse për Paris Saint-Germain në kampionat. Skuadra e Luis Enrique mundi Brest 3-1 me përmbysje, duke rikuperuar pas disavantazhit fillestar të miqve.

Protagonist për kampionët e Francës ishte sulmuesi Ousmane Dembélé, që realizoi dy gola. “Jemi shumë të lumtur. E dinim se Brest është një ekip i vështirë për t’u përballur, një ekip që luan në Champions League, si ne”, tha Dembele.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por ne jemi shumë të lumtur që fituam. Jemi duke u përgatitur mirë për Ligën e Kampionëve, e cila do të vijë së shpejti. Jam shumë i lumtur me dy golat e mi”, u shpreh më tej sulmuesi.

Të gjithë luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe mund ta përfundonim më herët, por reaguam mirë. Pak nga pak po kuptojmë se çfarë kërkon trajneri. Pas një fillimi pozitiv të kampionatit, gradualisht po përgatitemi për Champions League”, tha Dembele.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit