Dy gola dhe një asist, Messi karikon skuadrën pas rikthimit: Kemi një objektiv për të arritur

16 Shtator 2024
8:35
Telesport
back button

Inter Miami mund të ëndërrojë shumë këtë sezon. Skuadra e trajnerit Tata Martino ka siguruar tashmë play-off-in për titullin, por lajmi më i mirë është se ka rigjetur Lionel Messi.

Sulmuesi argjentinas ishte protagonist me dy gola në fitoren 3-1 ndaj Philadelphia. Argjentinasi, i rikthyer në fushë pas dy muajsh, realizoi edhe një asist, cka tregon se është më formë.

E vërteta është se jam pak i lodhur. Në fund të fundit, edhe nxehtësia dhe lagështia e Majamit nuk ndihmojnë shumë. Doja shumë të kthehesha, kam qenë jashtë fushës për një kohë të gjatë”, tha Messi.

Së fundmi kam filluar stërvitjen me grupin, jam ndjerë mirë dhe për këtë kemi vendosur që të luaj që në fillim. Jam shumë i lumtur që u riktheva në fushë”, tha sulmuesi argjentinas.

Ne kemi një synim dhe jemi realistë. E vërteta është se gjatë vitit kemi pasur shumë fat të keq për sa i përket dëmtimeve, nuk kemi qenë asnjëherë në fuqinë e plotë por grupi gjithmonë ka ecur përpara”, u shpreh më tej Messi.

Sot jemi të parët me një diferencë të madhe me vendin e dytë dhe shpresoj se mund të përfundojmë në vendin e parë, do të ishte e merituar”, tha Messi. Ai arriti një rekord historik në ligën e Amerikës së Veriut, duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin 15 gola dhe 15 asistime, në vetëm 19 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit