Laporta bëhet ironik kur flet për penalltitë bujare në favor të Real Madridit

16 Shtator 2024
10:23
Alfred Lleshi
back button

Një ditë pas Real Sociedad-Real Madrid 0-2 ka pasur polemika për një penallti të diskutueshme, e kthyer në gol nga Kylian Mbappé. Në të njëjtën ditë, Joan Laporta duhej të merrte pjesë në drekën formale të dy klubeve, pak orë para fillimit të ndeshjes Girona-Barcelona (1-4). Atje do të takonte Delfi Gelin, presidentin e Girona, i shoqëruar nga Jaume Roures.

Me këtë rast është ndeshur me pyetjet e gazetarëve. Ashtu si herët e tjera, presidenti i Barcelonës ka zbritur nga makina dhe gazetarët e pranishëm kanë nisur një bisedë me të. Përballë një komenti respektues për veshjen e tij “sa elegant dukesh president”, Laporta nuk ka nguruar të dalë me një përgjigje ironike, duke iu referuar ndeshjes së rivalit të tij të përjetshëm në kryeqytetin e Spanjës.

“Elegant për të marrë një penallti”, – iu tha ai të gjithë të pranishmëve. Ndeshja mes Real Sociedad dhe Real Madridit u zgjidh falë dy penalltive të akorduara në favor të “Los Blancos”. E dyta prej tyre u shoqërua me disa polemika dhe Laporta, zakonisht nuk është një person që i shmanget kësaj lloj situate.

Duke parë se ishte vetë ai që hapi çështjen e arbitrimit në “Reale Arena”, gazetarët vazhduan ta pyesnin për ato veprime të diskutueshme, me pak fjalë nëse ishte penallti apo jo. Laporta nuk qëndroi shumë, edhe pse donte të përgjigjej me të njëjtin ton si kur mbërriti, duke lëshuar një frazë delikate: “Prandaj them, elegant për një penallti. Të tjerët marrin më shumë, dy penallti”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit