Ishin rivalë të ashpër në kombëtare, Neuer thyen heshtjen për Ter Stegen

16 Shtator 2024
10:37
Alfred Lleshi
back button

Pasi njoftoi së fundi “pensionimin” nga kombëtarja gjermane, Manuel Neuer ka përjetuar pushimin e tij të parë ndërkombëtar, i ka parë ndeshjet e shtatorit nga divani në shtëpi.

Veterani bavarez nuk kishte shkruar apo folur me pasardhësin e tij në portën gjermane, Marc-André ter Stegen, siç zbuloi vetë portieri i Barcelonës në një konferencë për shtyp.

Tani, Neuer ka folur vetë për këtë. Kur “Sky Sports” e pyeti dje se çfarë dëshironte për pasardhësin e tij te Gjermania, ai u përgjigj: “Gjithë të mirat, sigurisht. Jo vetëm për të, por edhe për portierët e tjerë. Unë gjithmonë kryqëzoj gishtat, sepse kemi portierë të fortë. Me Ter Stegen do të takohemi përsëri.”

Gjermania do të luajë me Holandën në Mynih më 14 tetor. Neuer do të jetë aty. “Është e qartë, – thotë portieri i Bayernit. – E pranoj se përvoja ime si spektator i kombëtares nga shtëpia ishte shumë e bukur. Tani jam një tifoz më shumë i kombëtares gjermane”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit