Enrique lëvdon lojtarin: Është rikthyer në formën optimale, meriton notën 10 për atë që ka bërë

16 Shtator 2024
11:44
Telesport
back button

Milan Škriniar mbetet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në futbollin europian. Viti i kaluar ishte i vështirë për të, me dy lëndime që e penguan të arrijë nivelin e pritur, por tani gjërat janë krejt ndryshe”.

Janë këto fjalët e trajnerit të PSG, Luis Enrique, që ka lëvduar mbrojtësin sllovak në prag të ndeshjes së Champions League që parizienët do të luajë ndaj Girona. “Ne të gjithë mbështetemi te Škriniar dhe të gjithë presim që të luajë gjithë sezonin në këtë nivel, duke dhënë një kontribut”, tha më tej trajneri spanjoll.

Ky rikthim në formë i jep më shumë alternativa trajnerit Enrique, duke parë sezonin e ngarkuar. “Për mua ai luajti shumë mirë. Ai është në formë të mirë, është kapiten i kombëtares së tij. Ndaj Brest mertiton notën 10”, tha Luis Enrique.

29-vjeçari sllovak përfitoi nga mungesat e Lucas Hernandez dhe Presnel Kimpembe, të lënduar, por edhe ato të Marquinhos dhe Ëillian Pacho për të shkëlqyer në fushën e lojës, duke shfrytëzuar mundësinë që iu dha. Në verë, Al Nassr dhe disa ekipe europiane u përpoqën ta merrnin por ai mbeti në kryeqytetin francez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit