Lewandowski po plaket, por Barcelona ka planin B! Problemi është klauzola 100 mln euro

16 Shtator 2024
15:16
Telesport
back button

Robert Lewandowski është në fund të karrierës. Polaku pritet të luajë maksimumi dy sezone në Camp Nou në nivele të larta. Mosha e thërret edhe një gjigant si ai.

Katalanasit e kanë gjetur pasuesin e mundshëm të Lewandowskit, por me kosto tepër të lartë dhe kushedi sa mënyra duhen menduar për të bërë të mundur këtë operacion.

Objektivi është Viktor Gyokeres, i cili po shkëlqen me Sportingun e Lisbonës duke shënuar e asistuar thuajse në çdo ndeshje. Sulmuesi suedez ka 8 gola dhe 3 asiste në 6 ndeshjet e para të këtij sezoni.

26-vjeçari gëzon interesin e klubeve më të mëdha europiane, si Paris, United, Arsenal dhe Juventus. Klauzola e tij e largimit për momentin është 100 milionë euro. Mision thuajse i pamundur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit