Pika më e dobët në formacionin e Barcelonës është numri 6 në mesfushë, i cili deri tani ka munguar. Në fakt, ka vite që në Camp Nou nuk ka luajtur asnjë trashëgimtar i denjë i legjendës Busquets.
Gazeta spanjolle “Marca” raporton se katalanasit nuk janë duke fjetur gjumë. Ata kanë disa emra në mendje dhe i pari në listë është mesfushori Amadou Onana.
Belgu ka vetëm dy muaj që luan tek Aston Villa, aty ku u transferua në merkaton e verës, i blerë nga Evertoni. Shtatlarti ka provuar të luajë tek Anderlecht, ku ka hedhur hapat e parë në futboll, për t’u transferuar më pas në skuadra si Hoffenheim, Hamburg dhe Lille.
I dyti në listën e trajnerit Hansi Flick është Joshua Kimmich. Gjermani nuk duket i lumtur te Bayern, sepse mendon se klubi po e nënvlerëson me ofertën e fundit me pagë të ulur.