Racizmi në Itali nuk njeh masë: “Hysaj nuk është lojtar i madh, por thjesht shqiptar!”

16 Shtator 2024
15:35
Telesport
back button

Elseid Hysaj po vuan te Lazio. Ai nuk është përshirë në listën e lojtarëve (e vlefshme për Serie A dhe Ligën e Europës) nga klubi, gjë që e ka mërzitur tejmase.

Kontrata e tij skadon në vitin 2026, pra ka edhe dy sezone (në letër) me klubin kryeqytetas, por nëse Lazio nuk e aktivizon, nuk ka asnjë kuptim që ai të vijojë në Romë.

Një gazetar italian i “Radio Sei” së fundmi ka dhënë një shpjegim për situatën e mbrojtësit shqiptar, duke e tepruar me një fjali raciste.

“Lazio u përpoq të gjente mënyra për të ndërprerë kontratën me Elseidin, por lojtarët që paguhen 3 milionë euro në sezon zakonisht nuk pranojnë të gjejnë zgjidhje. Nuk e di sesi klubi nuk i gjeti një klub tjetër. Nuk është se po flasim për një lojtar të nivelit të lartë, por thjesht për një lojtar shqiptar”.

Kjo gjuhë është e papranueshme, sidomos në një media, thënë nga një gazetar. Për zotërinë në fjalë, të jesh “thjesht shqiptar” nuk të bën lojtar të denjë për të luajtur futboll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit